Gjykata refuzon ekstradimin e Ben Çamit
Gjykata e Durrësit ka vendosur të mos ekstradojë Lufti Shabanin i njohur ndryshe si “Ben Çami” drejt Italisë.
Auoritet e vendit fqinj kishin kërkuar ekstradimin e tij pasi rezulton i dënuar 10 vite burg për trafik të lëndëve narkotike.
Sipas Gjykatës së qytetit bregdetar pala italiane nuk kishte sjellë në afata e përcaktuara kërkesën dhe për këtë arsye është refuzuar.
Ben Çami u arrestua ne Shkurt të këtij viti pasi tentoi të trafikojë me një kamion drejt Turqisë 574 kilogramë kanabis. Droga u zbuluan në pikën kufitare të Kapshticës dhe në pranaga ranë dhe dy persona të tjerë.
Lutfi Shabani rezulton të jetë i dënuar dhe dy herë të tjera për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Gjykata për Krimet e Rënda në Tiranë.
Tv Klan