Greva e doganierëve grekë, bllokon 4 pikat kufitare me Shqipërinë
Doganat greke, nuk do të kryejnë veprimet për automjetet për dy ditë në 4 pikat kufitare me Shqipërinë.
Asnjë automjet nuk do të mund do të kalojnë nga nesër prej orës 07.00 të mëngjesit deri orën në orën 07.00 të datës 22 Maj në pikat kufitare të Kakavijës, Tre Urave në Përmet, Qaf-Botë Sarandë dhe Kapshticë për shkak të grevës se doganierëve.
Nëpërmjet këtyre pikave do të lejohen të lëvizin vetëm këmbësorët pa automjete.
Policia e Shtetit iu kërkon të gjithë atyre shtetaseve që kanë planifikuar të udhëtojnë për në shtetin grek në këtë hark kohor të shmangin udhëtimin me makinat private me qëllim mos krijimin e konfuzionit në këto pika kalimi./tvklan.al