Skënderbeu merr trofeun, ekipi korçar feston titullin me tifozët


Skënderbeu merr trofeun, ekipi korçar feston titullin me tifozët

22:18 19/05/2016

Titullin e 7 kampion Skëndërbeu e ndau me tifozët në një festë të madhe në stadiumin e qytetit.

Ky trofe i cilësuar si më i vështiri vendosi një tjetër rekord në futbollin shqiptar. 6 tituj kampion radhazi për korçarët.

Në një stadium të mbushur me tifozë, festa për titullin e radhës pati edhe lamtumira. Kapiteni Bledi Shkëmbi la futbollin e luajtur pas një karriere gati 20-vjeçare dhe me të gjithë trofetë e fituar në Shqipëri.

Një trofe personal për Hamdi Salihin. Sulmuesi shkodran mori Këpucën e Artë me 27 gola të shënuar. Kjo është dyta për Salihin, pas asaj të marrë 10 vite më parë me fanellën e Tiranës.

Drejtuesit e Skënderbeut tani duhet të mendojnë për kupat e Europës dhe të ulen në bisedime për kontratat e lojtarëve dhe stafit teknik.

Tv Klan






Të ngjashme