Shpërdoroi detyrën, procedohet penalisht ish-zyrtari


Shpërdoroi detyrën, procedohet penalisht ish-zyrtari

14:21 20/05/2016

Një ish zyrtar po procedohet penalisht pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Procedimi në gjendje të lirë po kryhet ndaj ish Kryetarit të Komisionit të shpërndarjes së tokave dhe ish kryetarit të fshatit, në zonën e Fushë-Bulqizës, M.B 60 vjeç.  Kjo pasi dyshohet se ai i ka regjistruar një sipërfaqe toke prej 2343 metër katror, “tokë bujqësore”, shtetases me inicialet N.D, pronë e cila është në konflikt.

Ndërkohë materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Dibër për vepën penale “Shpërdorim detyre”./tvklan.al






Të ngjashme