Parlamenti turk miraton heqjen e imunitetit të deputetëve


Parlamenti turk miraton heqjen e imunitetit të deputetëve

19:02 20/05/2016

Parlamenti turk miratoi projektligjin shumë të diskutuar për heqjen e imunitetit, i cili i hap rrugë hetimeve ndaj deputetëve.

Një nismë e tillë u bë shkak i një përleshjeje masive mes deputetëve gjatë diskutimit të tij.

Anëtarët pro – kurdë të parlamentit pretendojnë se kjo është një lëvizje për të ndrydhur opozitën.

Qeveria turke ka ndërmarrë një fushatë sulmesh ndaj Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, PKK, të cilën e konsideron si organizatë terroriste.

Fjala tani është për Presidentin Rexhep Taip Erdoan, i cili duhet ta dekretojë atë, ç’ka duket se është thjesht një formalitet, pasi Erdoan është nxitësi më i fortë i këtij ligji.

Lideri turk është akuzuar shpeshherë se ushtrim presion mbi opozitën dhe shtypin e lirë.

Tv Klan






Të ngjashme