STOP/Skandali në Jetimoren e Sarandës, fëmijët rrëfejnë dhunën dhe mungesën e kontrollit


STOP/Skandali në Jetimoren e Sarandës, fëmijët rrëfejnë dhunën dhe mungesën e kontrollit

21:07 20/05/2016

Pas denoncimit në puntatën e djeshme të emisionit investigativ "STOP", të mungesës së kontrollit në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë, ku vajzat e mitura në moshë, janë frekuentuese të jetës së natës, një tjetër kamera e fshehtë, vjen në programin e sotëm, ku janë vetë fëmijët që rrëfejnë të vërtetën, se çfarë ndodh në këtë institucion.

Dy djem të vegjël tregojnë se si ata shikojnë çdo ditë vajzat që ikin pa leje dhe kthehen në orët e vona të natës, që pinë duhan, madje ata rrëfejnë edhe për raste dhune në këtë institucion. Sipas fëmijëve është kërkuar dhe ndihma e policisë.

cover

Qytetarja: Po Xxxx, ka të dashur?

Fëmijët: Ka. Ka pat, mbi 15 copë.

Ish - Drejtoresha: Jo, unë mora vesh tjetër, që vete tek “Sssssss”, ajo.

Fëmijët: E, se është një shoqja... E ka kështu si shoqe të ngushtë. Ixxx.

Fëmijët: Do vetë te “Ssssss” ajo, do punojë.

Fëmijët: Ka një që i ka flokët kështu të verdha. E këtej të qethura, ajo.

Qytetarja: Cigarja d.m.th. aty pihet sheshit?

Fëmijët: Po!

Fëmijët: E pinë edhe para mësueseve.

Qytetarja: Edhe para mësueseve?

Fëmijët: Po.

Qytetarja: Mësueseve në shkollë, apo këtu në “Shtëpinë e fëmijës”?

Fëmijët:  Kështu tek Shtëpia e Fëmijës, se në shkollë nuk e pi.

Qytetarja: Aty e pinë? Se kanë problem?

Fëmijët: Se e përjashtojnë nga shkolla.

Qytetarja: Ça do ju pëlqente të kishte aty, tashi? M’a thoni pak?

Fëmijët: E para të ikte cigarja. Të kishte edukatore të mira.

Qytetarja: Xxxxxx, Wwww... Këto dalin natën?

Fëmijët: Dalin, më e shumta ora 10, 11. Xxxxx vjen në orën 12.

Fëmijët: Në behar ç’bënte ajo,..! Në orën 1 e gjysmë vinte.

Ish - Drejtoresha: Po ku shkonte?

Fëmijët: Xhiro.

Qytetarja: Po ku mo ky, kush ishte ky që kishte qëlluar Zzzzz?

Fëmijët: Cccc.

Fëmijët: Ia fut me tas kokës. Ja futi me tas me supë.

Qyetarja: Kush ia futi me tas?

Fëmijët: Zzzzz.

Fëmijët: E ke parasysh atë dritaren e mencës?

Fëmijët: Edhe Zzzzz, e ka bezdi që të kalojnë ata. Dhe mori tasin, i’a hodhi në kokë.

Qytetarja: Po e vrau?

Fëmijët: E vrau.

Fëmijët: Pastaj ia bëri ç’ke që gjuan ti plakë e m.... i thoshte.

Fëmijët: Pastaj kur e kapi, i ka futur një nga turinjtë.

Fëmijët: Xxxxx, ngacmonte një djalë të vogël. Edhe pas kur vajti ai, i tha babit, i ka futur një të rrahur ai. Atje në korridor.

Ish drejtoresha: Te oborri, dmth?

Fëmijët: I kishte dalë gjak nga të tëra anët. Është 13 vjeç.

Fëmijët: I thotë Xxxxx një të vogli, më lëpi këmbën.

Fëmijët: Dhe ai erdhi i’a lëpiu.

Qytetarja: Po pastaj, kush erdhi?

Fëmijët: Policia. Shefi i madh.

Fëmijët: Ia kapi Xxxxx për futi e ngriti lart.

Qytetarja: Kush e njoftoi policinë?

Fëmijët: Drejtoresha.

Qytetarja: Po policat, vijnë shpesh aty?

Fëmijët: Vijnë, një herë në muaj.

Pikërisht sot në ditën e jetimëve, këto kamera të fshehta duhet të jenë një këmbanë alarmi për ata që duhet të kujdesen për këta fëmijë.

Për këtë çështje ka reaguar dhe institucioni i Avokatit të Popullit. Sipas drejtuesit të tij, Igli Totozani, në këtë Shtëpi Fëmije do të dërgohet menjëherë një grup monitorues, verifikues dhe për shkak të këtij denoncimi të bërë në "STOP", do të shtyhet publikimi i raportit të posaçëm, të menduar për t’u publikuar në fund të Majit, për të verifikuar rastin e Sarandës. /tvklan.al





Të ngjashme