Shkeli urdhërin e arrestit për të pirë me shokët, shqiptari ndalohet 3 orë pasi kishte dalë nga burg
Një 18-vjeçar shqiptar, rezident në Pistoia të Italisë, është arrestuar sërish, vetëm 3 orë pasi kishte dalë nga burgu.
I riu ishte ndaluar të hënën më 16 Maj, sepse kishte shkelur për të disatën herë urdhërin e dhënë nga gjykata italiane, “Arrest shtëpie”.
Pas lirimit nga burg, shqiptari duhet të shkonte menjëherë në shtëpi për të zbatuar urdhërin e gjykatës. Por nuk ka ndodhur kështu.
Karabinierët e kanë pikasur atë në një lokal duke pirë, së bashku me dy shqiptarë të tjerë me precedentë penal.
Duke e njohur agjentët e policisë, e kanë pyetur se përse nuk kishte zbatuar urdhërin dhe të ishte kthyer në shtëpi.
18 vjeçari, nuk ka dhënë një shpjegim të pranueshëm kështu që efektivët e forcave e rendit, e kanë shoqëruar sërish në komisariat.
Për të qenë të sigurtë që do të ndiqte urdhërin e gjykatës, ata kanë pritur së bashku me të në stacionin e trenit, deri në nisjen e këtij të fundit./tvklan.al