Parandalohet një ngjarje kriminale, arrestohet 43-vjeçari
Një konflikt për motive të dobëta për pak sa nuk ka shkaktuar viktima. Policia e Elbasanit ka parandaluar një vrasje duke arrestuar në flagrancë autorin Dritan Frangu, 43 vjeç, banues në fshatin Hostenth Gramsh. Ky i fundit u arrestua nga policia, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë, duke e goditur disa herë me thikë 59-vjeçarin me iniciale I.B, banues në fshatin Hostenth. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë të cilët kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
I plagosuri I.B, është dërguar menjëherë në spitalin e Gramshit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e ftohtë (thikë) ndërsa materialeti kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale “vrasja me dashje, mbetur në tentativë” dhe “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta.”/tvklan.al