Shkatërrohet banda e trafikut të drogës


Shkatërrohet banda e trafikut të drogës

18:59 22/05/2016

Policia greke ka asgjësuar një tjetër organizatë kriminale, që trafikonte drogë dhe kryesisht kokainë, në Athinë, dhe në qytete të tjera.

Sipas policisë, krerë të kësaj organizate ishin dy shtetas shqiptarë, njeri 38 dhe tjetri 43 – vjeç. Pjesë e grupit ishin edhe 11 shtetas grekë që u arrestuan pas operacioneve të zhvilluara në Arta dhe në Karditsa. 9 persona të tjerë janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim.

Policia thotë se organizata kriminale, të paktën tre muajt e fundit, po nxirrte fitime të mëdha nga trafiku i drogës. Dy shqiptarët kishin kontrollin e plotë dhe administrimin e drogës, ndërsa gjithë të tjerët ishin të ngarkuar me shitjen e saj.

Gjatë kontrolleve të kryera nga policia në banesa dhe mjedise profesionale të të arrestuarve, u gjetën dhe u sekuestruan kokainë, kanabis “çokollatë”, kanabis i papërpunuar, 2.458 euro, 176 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër peshore precizioni, dy autovetura dhe dy motoçikleta, si dhe 18 aparate telefonash celularë.

Policia ka hartua dosjen penale kundër të arrestuarve, ndërkohë që po vazhdojnë hetimet dhe kërkimi i 9 personave të tjerë që implikohen në këtë çështje.

Tv Klan






Të ngjashme