Atentati në Vlorë, kush është Armando Sulejmani
39 – vjeçari Armando Sulejmani, i njohur ndryshe me nofkën “Çipuri” ka qenë pjesë e bandës së Gaxhait, mjaft e njohur në Vlorë.
Kjo bandë veproi gjatë 1997 – ës dhe mbi anëtarët e saj rëndonin akuza për vepra kriminale si mbajtje e mjeteve luftarake, vrasje, pengmarrje, gjobëvënie.
39 – vjeçari Sulejmani, u dënua në 2002 me 20 vite burg për akuzën e vrasjes. Ai u shpall faktor nga Gjykata e Apelit për vrasjen e Robert Borakut, në vitin 2002, vendim që u la në fuqi më pas nga Gjykata e Lartë.
Sulejmani mësohet se kishte disa kohë që kishte dalë nga burgu./tvklan.al