Revoltohet gazetari anglez: Po mbajmë me bukë një vrasës shqiptar


Revoltohet gazetari anglez: Po mbajmë me bukë një vrasës shqiptar

15:05 23/05/2016

Leo McKInstry, gazetari britanik ka botuar së fundmi një artikull për Express.Uk, duke thënë së rasti i Saliman Barçit është dëshmia e rënies morale të kombit britanik.

Rasti i vrasësit shqiptar që kërkon shtetësinë britanike ka sjellë edhe revoltën e gazetarit anglez, i cili është i habitur se si mund të përfitojë një vrasës dhe grabitës sigurime shoqërore në vendin e tij. Ai thekson se nuk është aspak racist për emigrantët dhe refugjatët që kërkojnë mbështetjen e Britanisë.

“Një vrasës i dënuar dhe parazit shqiptar është personi i fundit që duhet të luftojmë për të mbrojtur. Mjerisht rasti i tij është shumë tipik i shoqërisë sonë, ku qeveria neglizhon të drejtat e britanikëve, por mbështet të huajt që mbajnë vlerat tona në përbuzje. Nuk ka asgjë të mëshirshme në lidhje me çështjen Barçi. Kjo është shenja që përfaqësuesit e shtetit tonë ka humbur moralin”, shkruan Mc Kinstry.

Saliman Barçi është shqiptari i cili u dënua në mungesë nga Gjykata shqiptare në 2009 për vrasje të dyfishtë dhe grabitje të një shume të madhe parash.

Ai, bashkë me gruan e tij, kërkon të marrë shtetësinë angleze me pretendimin se nuk mund të kthehet në Shqipëri për arsye gjakmarrjeje dhe se vuan nga problemet me zemrën.

/tvklan.al






Të ngjashme