Ekspertët: Plepa – Shkozet, jashtë çdo standardi. Dyshime për korrupsion në dëm të sigurisë
“Kjo rrugë është një ndër akset me lëvizjen më të madhe të makinave në vend, pasi lidh autostradën Tiranë - Durrës me autostradën e Jugut. Bypass Plepa – Shkozet është praktikisht zgjatim i dy autostradave, i ndërtuar posaçërisht për të devijuar trafikun nga zona e Plazhit. Edhe pse një rrugë e shpejtësisë së lartë, ajo ka kthesa tepër të forta, si kjo ku ndodhi aksidenti me dy viktima i së shtunës dhe që fatkeqesisht nuk ështe i vetmi”.
Ekspertët thonë se kthesa ku ndodhi aksidenti është jashtë çdo standardi sigurie. Mungon sinjalistika paralajmëruese e parandaluese, ndërsa barriera mbrojtëse nuk ishte në gjendje të mbajë në rrugë makinën, ishte jashtë parametrave.“Për të parandaluar këtë aksident është e domosdoshme që në sipërfaqen e rrugës të vendosen disa pengesa që të japin një dridhje në makinë. Shirit metalik janë ato dhe vendosen 4 ose 5 rreshta. Ato duhen vendosur në 3 – 4 vende me qëllim që drejtuesi i mjetit, kur të vijë në këtë pikë ta ketë ulur shpejtësinë. Nëse vjen në këtë pikë me shpejtësi, atëherë ai detyrimisht do të dalë nga rruga dhe do të godasë këto mbrojtëset metalike. Këto të fundit vendosen zakonisht në funksion të shpejtësisë së rrugës dhe automjetet që kalojnë. Sot që ne bisedojnë duhet të ishin vendosur shiritat për ngadalësimin e shpejtësisë, sinjalistikë tjetër përforëcuese, pra që ta ngadalësojnë shpejtësinë dhe kur vjen këtu ta ketë ulur dhe të mos jetë me shpejtësi të madhe”.
Problemet nuk kanë të sosur në segmentin Plepa – Shkozet, në të cilin, si pasojë e mungesës së sigurisë, kanë ndodhur aksidente të rënda me pasoja fatale, siç e dëshmojnë edhe pllakatet përkujtimore të vendosura përgjatë tij."Këto jetë të humbura njerëzish dëshmojnë më së miri së ky aks është tashmë në listën e zezë të rrugëve të vdekjes".
Më së shumti janë fatalitete që kanë ardhur nga ndërprerja e kësaj rruge me katër korsi, me kryqezime, ku janë vendosur semaforë, të cilët janë thuajse gjithnjë jashtë fuksionit."Kjo është një tjetër pikë e rrezikshme e aksit rrugor Plepa – Shkozet. Asnjë nga 10 semaforët që ndodhen në këtë kryqëzim nuk punon, për pasojë kalimi nga njëra anë e rrugës në tjetrën nga këmbësorët dhe drejtuesit e automjeteve përbën një rrezik të madh".
“Asnjë lloj sinjali nuk ka. Tjetri mund të vijë me 140 km/h. Janë bërë gjithë këto aksidente këtu”,
shprehet një drejtues mjeti për mikrofonin e Televizionit Klan.“Semaforët kanë mbi 7 – 8 muaj, që mbas votimeve këtu nuk kanë punuar më”,
thotë një tjetër.“Në këtë vend mund të kenë vdekur mbi 7 – 8 veta”,
deklaron një banor, ndërsa një tjetër drejtuese mjeti thotë: “Këtu është një katastrofë e vërtetë, një gjë e përditshme dhe e tmerrshme. Duhet të shoqërojmë me makinë nga lagje në lagje për semaforin, sepse kanë ndodhur lloj lloj aksidentesh”.
Për ekspertin rrugor, Gëzim Hoxha, semaforët nuk luajnë asnjë rol që i shërben lehtësisë në qarkullim apo sigurisë në një rrugë të tillë.“Këtu patjetër duhet të ishte llogaritur një nënkalim për automjetete, me qëllim që mjetet që janë në njërin krah të kalojnë në anën tjetër”.
Janë tre kryqëzime që konsiderohen me rrezikshmëri për drejtuesit e automjeteve.“Ky është një tjetër kryqëzim i mjaft i rrezikshëm, në aksin Plepa – Shkozet, pasi kalimi i atomjeteve nga njëra anë e autostradës në tjetrën bëhet pa një orientim, pasi semaforët në këtë kryqëzim nuk punojnë dhe janë jashtë funksionit".
“Këto lloje elementësh kanë filluar të hiqen në botë nga përdorimi, sepse është bërë studim dhe tani ka mbrojtëse metalike ose gradiela mbrojtëse siç quhen në gjuhën teknike, sepse këto janë vdekjeprurëse”.
Përgjatë kësaj rruge mungojnë edhe elementë të tjerë sigurie. Nga mbikalimi i Shkozetit deri në Plepa, edhe pse një aks me 4 korsi, ku makinat lëvizin me shpejtësi, janë me dhjetëra rastet ku barrierat metalike janë lënë të hapura, për të shërbyer si hyrje - dalje për toka bujqeësore e biznese, që mund të shndërrohen në burim aksidentesh. Tv Klan