Nis grumbullimi i Kombëtares
Kombëtarja nisi grumbullimin në Austri. Lojtarët dhe stafi teknik mbërritën në kampin përgatitor në Badvaltersdorf. Sipas programit të shpërndarë nga Federata Shqiptare e Futbollit do të ketë dy seanca stërvitore çdo ditë.
Kombëtarja do të qëndrojë në Austri deri më 2 qershor. Më 29 maj Shqipëria do të luajë një miqësore me Katarin. Pikërisht në atë ditë do të jetë i plotë ekipi. Kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe një tjetër miqësore më 3 qeshor me Ukrainën në Bergamo. Gianni De Biasi bëri publike të shtunën listën paraprake me 27 lojtarë.
Deri në fund të muajit do të mbeten 23 futbollistë, që do të përbëjnë ekipin e fazës finale të Euro 2016. Shqipëria është në Grupin A, sëbashku me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë.
TV KLAN