PD: Prokuroria të verifikojë kryebashkiakun e Krujës
Partia Demokratike i ka bërë thirrje Prokurorisë të nisë menjëherë verifikimin për kryebashkiakun e Krujës, Artur Bushi.
Sipas saj Bushi ka gënjyer në formularin e vetëdeklarimit për dekriminalzimin, duke mos shënuar një procedim penal në Itali për shpërndarje të drogës.
Opozita thotë se në atë kohë Artur Bushi ka mbajtur emrin Kastriot Cakoni.
Në një tjetër reagim Partia Demokratike kërkoi largimin e Ministrit Tahiri për të zbardhuar atë që opozita e quan krim shtetëror me përgjimet.
Ajo ftoi Prokurorinë të zbardhë sa më parë këtë skandal.
Tv Klan