Ndryshojnë linjat e transportit urban në Tiranë


Ndryshojnë linjat e transportit urban në Tiranë

17:27 23/05/2016

Linjat e transportit urban në kryeqytet do të ndryshojnë. Në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak, kryetari Erion Veliaj ka propozuar ndryshime në disa linja.

Pjesë e planit është dhe ndryshimi i disa prej stacioneve në linjat më kryesore në kryeqytet si: Unaza, Tirana e re dhe Kombinat­-Kinostudio. Veliaj tha se do shtohet linja Selitë­-Kristal­-Qendër-St.Trenit­-Allias; Sauk-­Kopshti Zoologjik­-Ish St.Trenit dhe ajo e Kasharit.

Sipas projektit bashkohet linja ish­-Kombinati i Autotraktorëve-­Institut. Linja e Laprakës do të funksionojë në formë unazore deri në Ish-Kombinatit.

Linja e re Ish-st.i Trenit­-Sauk­-Sanatorium do zgjerohet. Linja Qyteti Studenti­-Jordan Misja” do t’i shtohen disa stacione. Linja Porcelan do të ketë një shtrirje deri në Linzë. Linjës Uzina Dinamo­-Sharrë do ndryshojnë stacionet. Linjës Kombinat­-Kinostudio do t’i ndryshojë numri i stacioneve.

Mbledhja e së hënës e Këshillit Bashkiak u shoqërua me debate edhe për pikën e parkimeve publike. Të djathtët kundërshtuan këtë pikë duke thënë se nuk ka asnjë lehtësim për qytetarët pasi ata sërish do të taksohen për parkimet publike.

/tvklan.al






Të ngjashme