Hetimet për helikopterin e rrëzuar


Hetimet për helikopterin e rrëzuar

19:54 23/05/2016

Kur kanë kaluar 47 ditë nga rrëzimi i helikopterit në liqenin e Shkodrës ende nuk janë zbardhur shkaqet e këtij aksidenti. Mësohet se karta e memories së kamerave të sigurisë ndodhet ende ne Gjermani, ku po punohet për çkodimin e saj.

Televizioni Klan mësoi se firma BFU që do të merrej me këtë proces ia ka kaluar kartën Byrosë Federale për hetimin e aksidenteve ajrore, e cila është në varësi të Ministrisë së Transporteve Gjermane. Për këtë është marrë dhe pëlqimi i firmës prodhuese të helikpterit të rrëzuar “Euro Copter”. Sqarohet se Byrosë Gjermane do t’i duhen 45 ditë për të përpiluar një raport mbi shkaqet e aksidentit.

4 javë më parë u dërgua në Gjemrani karta dhe pritet që përgjigjet të vijnë javën e dytë të Qershorit. Për llogari të këtij hetimi, prokuroria do të ripyesë ushtarin që i shpëtoi aksidentin, Gerald Baramuça.

Ai është pyetur dy herë dhe këmbëngul që nuk mban mend asgjë. Gjithashtu do të dëshmojë për këtë çështje edhe ish-Shefit të Sigurisë Ajrore në komandën e Forcave Ajrore, Altin Lame. Ai u shkarkua nga detyra  me urdhër të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ditën e ngjarjes, piloti Lame po fluturonte me helikopterin e kompanisë private “Shega AIR” në kundërshtim me ligjin.

Tv Klan






Të ngjashme