Aksidenti i rëndë, përmbyset makina


Aksidenti i rëndë, përmbyset makina

19:47 23/05/2016

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Sarandë-Gjirokastër”, tek vendi i quajtur “Miniera e Kripës”.

Rreth orës 17:00, një i ri 26 vjeç Gj.H nga Saranda, ka dalë nga rruga me makinën e tij, një automjet tip “Toyota-Korona” me targë: AA099DA, duke u përmbysur dhe për pasojë është dëmtuar rëndë.

I dëmtuari është dërguar menjëherë në Spitalin e Sarandës, por për shkak të dëmtimeve të rënda të marra në trup është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Aktualisht policia po kryen veprimet në lidhje sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al






Të ngjashme