Gratë shikojnë më shumë porno, pas martese
Një studimi i ri, ka treguar se gratë shikojnë më shumë pornografi pas martese, ndërsa për meshkujt ndodh krejt e kundërta, ata shikojnë më pak.
Studiuesit kanë intervistuar mbi 100 burra dhe gra, për të kuptuar si ndryshon raporti i seksualitetit pas martese.
Tek pjesëmarrëset femra, ka rezultuar se 9% e tyre shikonte pornografi përpara martese, ndërsa 28 % ka deklaruara se kanë filluar të shikojnë filma dhe site “të ndaluara“, pas martese.
E kundërta ndodh me burrat. 23 % e tyre ka pranuar se shikonte pornografi përpara martese dhe vetëm 14 % e tyre më pas.
Sipas studiuesve të raportit të publikuar në “Sexologies Journal”, ndryshimi drastik i meshkujve dhe i femrave pas martesës në lidhje me pornografinë, vjen sepse burrat pas këtij hapi përfshihen në statusin e ri dhe fantazitë e tyre seksuale, ndërrohen në praktika seksuale me gratë e tyre.
Gjithashtu ky studim ka treguar se njerëzit që shikojnë porno më shumë se një herë në javë, bëhen më besimtarë gjatë kalimit të kohës./tvklan.al