Shkarkohet Drejtori i Burgut të Lezhës
Drejtori i Burgut të Lezhës, Konto Ndoji është shkarkuar nga detyra pas skandalit me të dënuarin kosovar, Shuaip Zukaj, i cili u la i lirë ndonëse ishte dënuar me 20 vite nga drejtësia kosovare, për një vrasje në vitin 2011.
Dyshohet se Ndoj ka neglizhuar detyrën dhe për këtë arsye Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka firmosur shkarkimin e tij. Vet Ndoi e ka quajtur të padrejtë vendimin për shkarkimin e tij nga detyra.
Mësohet se edhe zevendësdrejtori është larguar detyra. Në vendin e drejtuesit të burgut të Shën-Kollit është komanduar Gëzim Rama, me urdhër të minisitrit Manjani.
Ndërkohë që ditën e hënë u shkarkuan nga detyra tre inspektorë të shërbimit të kontrollit të brendshëm të burgjeve, të cilët nuk raportuan për procedurat që u ndoqën me të dënuarin.
Gjithashtu u arrestua juristi i burgut Dejvis Alihoxha, ndërsa u shkarkuan Armando Loka përgjegjës i personelit, Luan Alija pergjegjesi i sektorit social, Jetmir Shahini punonjës edukimi dhe mjeku i burgut Shkëlqim Korabi.
Tv Klan