Përdhunoi të miturën që e kishte njohur në Facebook, arrestohet Prifti


Përdhunoi të miturën që e kishte njohur në Facebook, arrestohet Prifti

18:07 24/05/2016

Pesë ditë pasi ishte shpallur në kërkim, 31-vjeçari Shkëlzen Prifti nga Lushnja është arrestuar nga policia. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi në 19 maj ka përdhunuar të miturën me inicialet L.N, në vendin e quajtur “Plazhi i Divjakës. Ka qenë 15-vjeçarja ajo që e ka denoncuar Priftin në polici.

31-vjeçari është arrestuar në pikën kufitare të Kapshticës, ndërsa po tentonte të largohej për në shtetin helen.

Sipas deklaratave të 15-vjeçares në polici, ajo e kishte njohur Priftin me anë të rrjetit social Facebook. Pas një kohë të shkurtër komunikimi online, e mitura kishte vendosur të takonte “njeriun e saj të zemrës”. Por pasi i ka shkuar në takim 31-vjeçari Shkëlzen Prifti e ka dhunuar seksualisht vajzën e mitur.

/tvklan.al






Të ngjashme