Vendi ku duhet ruajtur qumështi në frigorifer
Edhe nëse jeni shumë e organizuar në shtëpi dhe në kuzhinën tuaj, ndoshta shumë prej jush bëjnë një gabim të madh. Sipas ekspertëve shumë njerëz e vendosin qumështin në pjesën e sipërme (kur ngrirja është poshtë) të frigoriferit, ku temperatura është më e lartë.
Ata këshillojnë që, për ushqimet të cilat kanë një farë rrezikshmërie, si qumështi apo mishi, zgjedhja ideale do të ishte në pjesën pranë ngrirjes. Në këtë mënyrë ka më pak rrezik që në këto produkte të rriten bakteret e dëmshme, që mund t’i bëjnë këto ushqime të rrezikshme për t’u konsumuar. Në muajin mars, agjencia “Food Standards” paralajmëroi se, në asnjë mënyrë nuk duhet të ruhen patatet në frigorifer. Arsyeja është sepse sipas shkencëtarëve, temperaturat e ftohta ndihmojnë në kthimin e patates në sheqer. Kur ju i gatuani këto të fundit, sheqernat kombinohen me aminoacidet dhe prodhojnë një substancë kimike “acrylamide", e cila është shumë e dëmshme dhe lidhet me formimin e kancerit./tvklan.al