Shpërthim tritoli pranë HEC -it të Gjegjanit


Shpërthim tritoli pranë HEC -it të Gjegjanit

12:00 25/05/2016

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur gjatë natës pranë Hidrocentralit në Gjegjan të Pukës.

Shpërthimi mësohet të ketë ndodhur rreth orës 02:30, në Hidrocentralin në pronësi të shtetasi me iniciale, S.L.

Burime paraprake bëjnë me dije se, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, që kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./tvklan.al






Të ngjashme