Pranga të riut, përdhunoi një 46 – vjeçare
Një 24 – vjeçar është arrestuar nga policia e Peqinit pasi akuzohet se ka përdhunuar një grua.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë Jonuz Hyra, banues në fshatin Drangaj.
Ndalimi i tij, sipas policisë u bë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 46 – vjeçaren me iniciale L.K, banuese po në këtë fshat.
Ndaj 24 – vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”./tvklan.al