Blerim Demiri, kamikazi i parë kosovar në Irak


Blerim Demiri, kamikazi i parë kosovar në Irak

11:04 01/04/2014 IrakMediat kosovare kanë publikuar një video që tregon pamjet e të parit sulm kamikaz të një kosovari në Irak. Personi në fjalë është Blerim Demiri nga Ferizaj, pjesë e organizatës islamike ISIF.

Sulmi vetëvrasës ku mbetën të vrarë dhjetra ushtarë irakienë thuhet se është kryer nga Demiri javën e fundit të marsit në veri të Bagdatit.

Organizata pjesë e të cilit ishte Demiri, thotë se ai kishte pseudonimin “Abu Khabab Al Kosovo”.

“Abu Khabab Al Kosovo” ka rënë shehid në sulmin kundër ushtrisë irakiane, duke shkatërruar katër tanke dhe duke vrarë disa ushtarë. I lutemi Allahut që ta pranojë’' ka shkruar një krah i organizatës në Twitter.

Tv Klan





Të ngjashme