Jani Aliaj, dy herë i proceduar penalisht në 2016


Jani Aliaj, dy herë i proceduar penalisht në 2016

15:48 25/05/2016

Jani Alia, ekzekutori i Elton Çiçës, ishte me shërbim prove kur më 1 Maj vrau Elton Çiçon, me tre plumba.

Ai ishte dënuar me 4 muaj burg për drejtim të mjetit në gjendje të dehur në rrugën “Xhorxh Bush” në Tiranë. Por ishte liruar në fund të Marsit, pasi kishte përfituar nga shërbimi i provës.

Sipas vendimit, për 18 muaj me radhë, ai nuk duhet të konsumonte alkool, të mos shoqërohej me persona me precedentë penalë dhe të paraqitej një herë në javë në shërbimin e provës.

Deri në kryerjen e atentatit, shërbimi i provës nuk ka konstatuar shkelje të rregullave të vendosura për të dënuarin.

Por gjatë vitit 2016 është proceduar penalisht edhe për ndërtim të paligjshëm.

Më 8 Janar, Komisariati Numër 1 i Policisë referoi materialet hetimore në Prokurori, në gjendje të lirë për Jani Aliaj, pasi në lokalin e tij pranë Qytetit Studenti ishte konstatuar duke ndërtuar pa leje.

Tv Klan






Të ngjashme