Skënderbeu pranon hetimin e UEFA-s


Skënderbeu pranon hetimin e UEFA-s

15:54 25/05/2016

Skënderbeu konfirmon hetimin e hapur nga UEFA për disa ndeshje të kampionatit shqiptar dhe kupave të Europës.

Klubi korçar reagoi me anë të një deklarate në faqen zyrtare duke sqaruar se inspektorët e këtij organizmi kanë kërkuar sqarime.

Drejtues të Skënderbeut do të dëgjohen në një seancë të veçantë.

Në deklaratën e klubit kampion të Shqipërisë dhe që sezonin e kaluar shkoi deri në fazën e grupeve të Europa League dhe se dyshimet lindën pas materialeve të shoqërive të basteve, shkrimet në media dhe reagimet në rrjetet sociale.

Klubi korçar tregohet i gatshëm të japë sqarime, por duke qëndruar në fjalët se arritjet e këtyre viteve të fundit janë me meritë.

Deklarata qetëson edhe përkrahësit e Skënderbeut dhe se po punohet për të patur një tjetër sezon të suksesshëm në Europë.

Tv Klan






Të ngjashme