Protestuesi kundër Bashkisë së Tiranës shpallet fitues i një projekti të saj


Protestuesi kundër Bashkisë së Tiranës shpallet fitues i një projekti të saj

15:20 25/05/2016

Nga organizator i protesave kundër Bashkisë, në fitues i një prej projekteve te saj.

Eljan Tanini, një prej organizatoreve të protestave kundër ndërtimit të këndit të lojërave në Parkun e Liqenit Artificial, i shoqëruar në polici pas përplasjeve të dhunshme me forcat e rendit, është shpallur si një ndër 4 fituesit për projektin e vendosjes së skulpturave dekorative në sheshe dhe parqe të Tiranës.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj zgjodhi të inkurajojë projektet jo fituese, teksa u shpreh se arti ka fuqi transformimi në shoqëri.

Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë Tiranë: “

Gjëja e bukur ka atë fuqi transformuese në kulturë dhe sjellje qytetare, të cilën nuk e realizon dot as Bashkia, as policia, as rojet dhe kamerat në rrugë. Unë besoj se efekti i veprave të para që do të vendosim në parqe dhe sheshet tona publike, fillimisht do të sjellin një ndryshim në kulturë, para se të sjellin ndryshim në infrastrukturë”

4  fituesit do t’i ndërtojnë veprat e tyre në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe në përfundim ata do të vendosen  te lulishtja e Teatrit Kombëtar, te Amfiteatri i Liqenit Artificial, te ish-Fusha e Aviacionit dhe te lulishtja e Parkut Rinia.

Tv Klan

 






Të ngjashme