12-vjeçari gjeni që është pranuar në dy universitete


12-vjeçari gjeni që është pranuar në dy universitete

17:51 25/05/2016

Vetëm 12-vjeç dhe tashmë është pranuar në dy universitete në SHBA. Ai është Tanishq Abraham dhe synimet e tij në jetë janë shumë ambicioze; të bëjë kërkime mjekësore dhe pse jo, të jetë president i SHBA-ve.

Vogëlushi është një gjeni i vërtetë, e në sajë të avancimit të tij në mësime, e ka marrë diplomën e shkollës së mesme, kur ishte vetëm 10 vjeç.

Ndërsa ai ka marrë kurse universitare me kohë të pjesshme, që më moshën 7 vjeçare.

Djaloshi është pranuar tashmë në dy universitete, nga ai i “UC Davis” dhe “UC Santa Cruz”, ndërsa pritet se cilin prej të dyve do të zgjedhë ai në muajin Qershor.

Sipas CNN, Tanishq është i paduruar që të nisë universitetit, sepse ëndrra e tij ka qenë gjithmonë që të punojë në një laborator.

Djaloshi gjeni, ende nuk e ka ndarë mendjen se çfarë mjeku do të bëhet në të ardhmen por, preferencat e tij janë kardiologjia dhe neurologjia.

Arritjet e 12-vjeçarit janë bërë të mundura falë sakrificave nga ana e prindërve të tij, të cilët gjithmonë e kanë përkrahur, edhe pse shpesh janë përballur me kritikat e njerëzve, se përse e kanë shtyrë atë të marrë mësime jo të moshës së tij.

moter e vella

Por 12-vjeçari ka dhe një motër më të vogël, Tiara, e cila në moshën 10-vjeç shkëlqen si ai, në disiplina të tjera, si muzika dhe gjuhët e huaja.

Motër e vëlla kanë një faqe në Facebook, që e kanë quajtur ”Aventurat e fëmijëve gjeni”./tvklan.al





Të ngjashme