STOP/ Djali dhe nusja nxjerrin në rrugë nënën 80-vjeçare


STOP/ Djali dhe nusja nxjerrin në rrugë nënën 80-vjeçare

21:26 25/05/2016

Histori shqiptare. Një e moshuar, 80 vjeç, ka trokitur në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” për të denoncuar problemin e saj. Të moshuarën Pashke Ndrelala, e ka nxjerrë nusja nga shtëpia.

E pyetur nga gazetarja e emisionit “Stop”, e moshuara ka thënë se “

djali dhe nusja e tij e kanë torturuar, rrahur dhe e kanë mbyllur me çelës. Më pas e kanë nxjerrë nga shtëpia

”. Ngjarja ka ndodhur me 3 prill, ndërsa në 4 prill ajo është nxjerrë nga shtëpia.

“Të dalë nëna 80- vjeçe në rrugë, është gjë e fortë”, ka thënë Pashke Ndrelala. Ajo jetonte prej 11 vitesh dhe thotë se prej dy muajsh ka fjetur derë më derë.

Pashke Ndrelala.JPG 2

Ndërkohë vajza e 80-vjeçares ka thënë nuk është hera e parë që nusja (kunata e saj) e ka rrahur të moshuarën. Ajo thotë se e merr të ëmën por nuk ka vend në shtëpi, pasi ka një fëmijë 19 vjeç invalid dhe se ajo këmbëngul që do shtëpinë e saj, shtratin e saj...

Pashke Ndrelala.JPG 1.

Mjerisht e moshuara bashkë me gazetaren emisionit “Stop” ngjitet tek shtëpia e djalit, por pas disa trokitjeve dera nuk hapet...

/tvklan.al






Të ngjashme