Peza: Basha gënjeu për 19 kriminelët në PS
Në një deklaratë për mediat deputeti i PS, Alfred Peza, ka reaguar ndaj akuzave të bëra nga Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Ky i fundit, pak ditë më parë ka folur lidhur me zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, duke thënë se në radhët e mazhorancës ka deputetë që kanë fshehur të dhënat në formularin e vetëdeklarimit.
Peza i hodhi poshtë këto akuza, të cilat i cilësoi si të pabaza. Ai tha se Lulzim Basha gënjeu për 19 kriminelët në PS.
“Në grupin e Partisë Socialiste nuk ka kriminelë”
– deklaroi Peza, ndërsa shtoi se Basha nuk i vërteton akuzat e tij.
Peza tha gjithashtu se Kreu i PD duhet të merret me Flamur Nokën, pasi ky i fundit duhet të japë llogari ligjore./tvklan.al