Video/45-vite në shërbim, Ministri surprizon policin
Xhemil Haluli i shërbeu për plot 45 – vjet Policisë Rrugore. Me rastin e daljes së tij në pension, Ministria e Brendshme i rezervoi atij një suprizë tepër të veçantë.
Në ‘ceremoninë’ surprizë ku ishte i pranishëm vetë Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ashtu sikurse edhe Drejtori i Policisë, Haki Çako, Halulit në shenjë vlerësimi i akorduan një çertifikatë për shërbime të dalluara në polici, gjithashtu nuk munguan as buqetat me lule dhe torta e veçantë.
Përballë kësaj surprize, Haluli nuk i fshehu emocionet. Supriza më e madhe ishte një motorr, çelësat e të cilit iu dorëzuan nga vetë Ministri Tahiri./tvklan.al