Vrasja e Çiçës, hakmarrje që fillon në vitin 2000


Vrasja e Çiçës, hakmarrje që fillon në vitin 2000

15:39 26/05/2016

Një histori hakmarrje, që nis në vitin 2000 në Greqi, dyshohet se është motivi i vrasjes së Elton Çiçës, mbrëmjen e 1 Majit në një lokal në zonën e ish – Bllokut.

Pikërisht 15 vjet më parë, Jani Alia vrau në vendin fqinj, E. Ballazhaku, shokun e fëmijërisë së Çiçës. Pasi merr vesh se kush ishte autori, Elton Çiça i dërgon fjalë Jani Alias, se do të merrte hak.

Në vitin 2003, viktima e ish – Bllokut arrestohet në Greqi për trafik të lëndëve narkotike dhe dënohet me 5 vite burg.

Të dy rastisin në të njëtin burg, atë të Koridhalosë.

Aty ndodhi dhe konflikti i parë mes tyre, ku Çiça e plagosi rëndë me thikë.

Jani Alia del me leje nga burgu, por nuk kthehet më, duke ardhur në Shqipëri.

Disa vite më vonë lirohet edhe Çiça dhe konflikti transferohet në vendin tonë.

Më 10 Janar të këtij viti, pranë zonës së Parkut të Autobusëve, Jani Alisë i bëhet një atentat.

Autori qëlloi 6 herë nga makina në lëvizje.

Për pasojë mbeti i plagosur lehtë nga ciflat e xhamit një 27 – vjeçar dhe sipas policisë, autor i dyshuar mendohet të ketë qenë Elton Çiça.

Më 25 Prill, në Gjirokastër, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Lumit”, Jani Alisë i bëhet një atentat tjetër.

Nga të shtënat me armë, ai mbeti i plagosur në dorë.

Policia shoqëroi Elton Çiçën, por nuk arriti t’ia provonte përfshirjen në ngjarje.

Duke qenë se Jani Alia ishte shenjestër e sulmeve, ai vendos të kundërpërgjigjet një javë më pas. 39 – vjeçari ekzekutoi me tre plumba Elton Çiçën në një lokal në ish – Bllok, duke patur informacion të hollësishëm për vendqëndrimin e tij.

Tv Klan






Të ngjashme