Zurich zbret një kategori më poshtë
Zurich zbriti një kategori më poshtë dhe për këtë ndikoi edhe Armando Sadiku, i huazuar te Vaduz. Sulmuesi shqiptar me golat e tij ndëshkoi skuadrën, që vendosi mos ta mbajë në fazën e dytë të kampionatit.
Zurich fitoi me rezultatin 3 – 1 takimin e fundit me Vaduz, ku Sadiku nuk ishte as në stol, por kjo nuk mjaftoi. Shënuesi i golit të vetëm të skuadrës nga Lihtenshtejni ishte shqiptari Albion Avdijaj.
Te Zurich aktivizohet edhe Burim Kukeli, ndërsa tani pritet të kthehet edhe Armando Sadiku. Në Superligën e Zvicrës qëndroi Lugano i Frederik Veselit që mundi 3 – 0 St. Gallen.
Mbrojtësi i Kombëtares qëndroi në fushë gjatë të gjithë takimit. Basel iu dorëzua trofeu i kampionit të Zvicrës, titull i siguruar disa javë më parë. Taulant Xhaka dhe Naser Aliji festuan këtë sukses.
TV KLAN