Mourinho zyrtarizohet si trajner i Manchester UTD
Jose Mourinho është trajneri i ri i Manchester United. Klubi anglez zyrtarizoi marrëveshjen për 3 sezonet e ardhshëm.
Sipas mediave angleze, ai pritet të përfitojë 45 milionë gjatë kësaj periudhe.
“Për mua është një nder të drejtoj Manchester United, pasi gjithmonë kam ndjerë një diçka për stadiumin Old Trafford, ku kam kujtime të shumta të karrierës time”
– deklaroi Mourinho për faqen e ekipit.
Drejtuesit e United e cilësuan portugezin si trajnerin më të mirë të momentit.
53 – vjeçari nuk drejton asnjë skuadër prej Dhjetorit të kaluar kur u largua nga drejtuesit e Chelsea.
Jose Mourinho zëvendëson Luis Van Gaal te Manchester United e shkarkuar pak ditë më parë. Ky do të jetë ekipi i shtatë në karrierë për Mourinho, i cili ka fituar 22 trofe prej vitit 2003.
Tv Klan