PD: Rroshi i shmanget dekriminalizimit
Një ditë pasi kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi publikoi kartelën penale të marrë nga zyra federale e drejtësisë Gjermane, në të cilën thuhet se nuk rezulton I dënuar në këtë shtet ka reaguar Partia Demokratike. Sekretari për Zgjedhjet në selinë blu, Ivi Kaso tha se kryebashkiaku I Kavajës ka përdorur një truk për t’i shpëtuar ligjit të dekriminalzimit, duke iu drejtuar autoriteteve gjermane me dy identitete njëherazi.
Ivi Kaso , Sekretar për Zgjedhjet në PD:
“
Në këtë shkresë, i zgjedhuri i Ramës e ka emrin Elvis-Ervin. Mbiemri mbetet po ai, Roshi. Pra Roshi i Ramës, i thotë autoriteteve gjermane, të japin të dhëna për Elvis Ervin Roshin. Sigurisht, me këtë emër të sajuar, atij nuk i del asgjë. Pse kryetari model i Edi Ramës, nuk i drejtohet autoriteteve gjermane me emrin Ervin Roshi që ka pasur deri në vitin 2002, siç e pranon edhe vetë në formularin e vetëdeklarimit, kur dhe është dëbuar nga gjykata.”
Më herët nga Partia Socialiste deputeti Alfred Peza akuzoi për deklarim të rremë në formularin e vetëdeklarimit, ish-Ministrin e Brendshëm, Flamur Noka. Ai ftoi prokurorinë të nisë hetimet për këtë rast.
Alfred Peza, Deputet i PS-së:
“Basha të thyejë heshtjen, të shprehet për rastin Noka, shqiptarët të shohin sesi ish ministry I brendshëm ka dhënë dëshmi të rremë dhe sipas ligjit duhet të lërë mandatin , ky është modeli i të vërtetës, prokuroria të hetojë.”
TV Klan