Video/Nxënësja e sëmurë, mësuesja i dhuron organin jetësor
Një histori frymëzimi vjen nga SHBA. Një vajzë e vogël, nga Wisconsin e shtruar në spital, ka marrë dhuratën më të madhe nga mësuesja e saj këtë javë.
8-vjeçarja Natasha Fuller, i është nënshtruar një operacioni për transplantin e veshkës, ditën e hënë, pasi mësuesja e saj e klasës së parë, Jodie Schmidt është ofruar vullnetare për të qënë donatorja.
Familja e Natashë kanë ndarë një mesazh shumë prekës dedikuar mësueses, që u kthye në shpëtimtaren e vajzës së tyre.
“
Faleminderit Jodi-t për dhuratën e jashtëzakonshme, dhe për mbështetjen ndaj familjes sonë. E dimë që do të jesh më Natashën dhe gjatë kohës së rehabilitimin pas transplantit.
”
Sipas mjekëve të spitalit të fëmijëve në Wisconsin gjithçka ka shkuar më së miri dhe se ata nuk do të kishin kërkuar për një donator më të mirë.
Mësuesja e fillores, pasi zbuloi se ishte grup gjaku O negativ, mori vendimin për të qenë ajo dhuruesja e veshkës për Natashën e vogël.
Për këtë arsye ajo thirri në shkollë gjyshen e vogëlushes dhe i tha asaj në formë surprize për vendimin që kishte marrë. Video e xhiruar në shkollë ka emocionuar milion shikues anekënd botës./tvklan.al