Terrorizmi rrezikon Europianin


Terrorizmi rrezikon Europianin

15:13 28/05/2016

Shërbimet Sekrete të Brendshme Gjermane lajmërojnë se finalet e Euro 2016 rrezikohen nga ISIS.

Këtë deklaratë e bëri shefi i kësaj strukture sigurie Hans – Georg Maassen. Ai dha një intervistë për gazetën “Rheinische Post”.

“Jemi në dijeni që ISIS ka vendosur në shënjestër Europianin e Francës. Megjithatë nuk ka asnjë plan konkret, por ka indicie që mund të ketë rrezik sulmesh”

– citohet kreu i Shërbimeve Sekrete të Brendshme Gjermane.

Franca ka shtuar masat për paranadalimin e sulmueve terroriste veçanërisht pas sulmueve të Nëntorit të kaluar në Paris. Me dhjetra mijë forca do të mbrojnë qytetet franceze gjatë zhvillimit të aktivitetit.

Rreth 2 milionë e gjysmë spektatorë do të ndjekin ndeshjet në stadiume dhe shumë të tjerë do të jenë në zonat e tifozëve.

Tv Klan






Të ngjashme