Peleshi: Jo pazare me Reformën në Drejtësi
Për Zëvendëskryeministrin Niko Peleshi Reforma në Drejtësi nuk duhet të kthehet në pazar. Sipas numrit dy të qeverisë, takimi mes Ramës dhe Bashës duhet të unifikojë qëndrimet për të miratuar sa më shpejt draftin.
Por a do të ndikojë penalizimi 10 ditor i ish – Kryeministrit Berisha në këtë çështje. Peleshi thotë se vendimi i Byrosë ishte i drejtë.
Këto deklarata, Peleshi i bëri nga Korça, ku mori pjesë në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë, nga do të zgjidhet edhe kreu i PS -së për katër vitet e ardhshëm.
Tv Klan