Shqiptari më i urryer në botë mbështet Trump


Shqiptari më i urryer në botë mbështet Trump

20:09 28/05/2016

Ish – drejtuesi i kompanisë farmaceutike “Turing”, Martin Shkreli, i cili u kthye në njeriun më të urryer në Amerikë, por jo vetëm, pasi e ngriti çmimin e një ilaçi për SIDA –n nga 13,50 në 750 dollarë brenda natës, ka deklaruar mbështetjen e tij për Donald Trump.

I riu me origjinë shqiptare, me anë të disa postimeve në Twitter ka shprehur hapur mbështetjen e tij për kandidatin republikan, për presidencialet në SHBA, e madje nuk i ka kursyer fyerjet për ata që janë kundër tij.

“Mbështes Trump për president. Të gjithë ju që nuk e pëlqeni jeni të gjithë xhelozë, budallenj dhe të varfër! Mos më bëni të qesh!”

, ishte një prej postimeve të Shkrelit në rrjetin social.

Në Dhjetor, Shkreli u akuzua nga Komisioni i Tregtisë Federale dhe Prokurori i Përgjithshëm në New York për shkelje të ligjit të konkurencës. /tvklan.al






Të ngjashme