Në rrezik 4 të plagosurat nga zjarri në autobus


Në rrezik 4 të plagosurat nga zjarri në autobus

15:28 29/05/2016

4 nga 10 gratë e plagosura në autobusin që u dogj të premten në qendër të qytetit të Krujës janë në rrezik serioz për jetën për shkak të plageve të rënda që kanë marrë.

Shefi i Pavionit të Djegie-Plastikës në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” Gjergji Belba thotë ato po mbahen në terapi intensive.

Gjergji Belba Shefi i Pavionit të Djegie-Plastikës QSUT:

“ Katër janë me problematike, katër më pak. Për këto katër që thashë, rrezikojnë seriozisht. “

8 të lënduarit që ndodhen në reanimacion kanë plagë në gjysmën e trupit.

Gjergji Belba Shefi i Pavionit të Djegie-Plastikës QSUT:

“ Gjysma e sipërfaqes  trupore është në gjendje tepër të rëndë”

2 nga 10 pacientët e dëmtuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjergji Belba Shefi i Pavionit të Djegie-Plastikës QSUT:

“Janë në gjendje të mesme jashtë rreziku, në pavion”

Autobusi me 30 pasagjerë u perfshi nga flakët në qytetin e Krujës të premten dhe besimtarët ortodokse që u lënduan ishin nisur për pelegrinazh nga Vlora në Krujë, për të vazhduar në Shkodër dhe Ulqin.  Djegia e autobusit shënoi 1 viktimë dhe  12 të plagosur.

Autobusi me 30 pasagjerë u përfshi nga flakët në qytetin e Krujës të premten  dhe besimtarët ortodoksë që u lënduan ishin nisur për pelegrinazh nga Vlora në Krujë, për të vazhduar në Shkodër dhe Ulqin.  Një grua 65 vjeçare humbi jetën, ndërsa policia arrestoi drejtuesin e mjetit Skënder Jonuzaj.

Tv Klan






Të ngjashme