Nishani në samitin e Berdo Brijunit


Nishani në samitin e Berdo Brijunit

14:03 29/05/2016

Presidenti Bujar Nishani ishte pjesë e Samitit të Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit që po mbahet në Sarajevë, së bashku me homologët e Kroacisë, Sllovenisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë dhe Kosovës, ku i ftuar i nderit ishte Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella.

Kreu i shtetit i ka njohur të pranishmit me reformat e brendshme e të thella siç i quajti ai, që po bën vendi ynë për të mundësuar çeljen e negociatave të anëtarësimit në Be.

“Shqipëria e ka bërë të qartë tashmë se, objektivi më strategjik për Shqipërinë sot, është integrimi në BE, ndaj së cilës ne nuk kemi dhe as shohim asnjë alternative tjetër. Ne jemi thellësisht të përqendruar të përparojmë më tej në këtë rrugëtim duke zbatuar reforma të thella të brendshme, me qëllim hapjen sa më parë të negociatave të anëtarësimit.”

Kreu i Shtetit ka vlerësuar dhe solidaritetin që ka shprehur Shqipëria si për të mbështetur projektin europian për zbutjen e krizës së emrigrantëve ashtu në luftën kundër terrorizimit.

“Shqipëria është solidare me vendet e rajonit të prekura nga kriza e refugjatëve dhe ka ofruar mbështetjen e saj proporcionalisht me mundësitë dhe kapacitetet e saj, si ndaj vendeve fqinje ashtu edhe ndaj Bashkimit Evropian.”

Presidenti Nishani e sheh si pozitive bashkëpunimin rajonal në projekte të përbashkëta ekonomike dhe infrastrukturore, që sipas tij ndihmon në zhvillimin e këtyre vendeve, por dhe fqinjësisë së mirë. Një ditë më parë, në fjalën e tij të mbajtur në Samit, presidenti vuri theksin te nevoja e ndërtimit dhe promovimit të besimit për një bashkëpunim të suksesshëm si në nivel politik ashtu edhe mes bizneseve të rajonit.

Tv Klan






Të ngjashme