Dëmtohet Burim Kukeli, largohet nga fusha me kokë të fashuar
Burim Kukeli është zëvendësuar gjatë finales së Kupës së Zvicrës mes Zyrihut dhe Luganos. Mesfushori shqiptar luajti vetëm për 20 minuta, pasi la fushën me kokë të fashuar.
Kukeli u lëndua pas një përplasje me një shok të skuadrës. Klubi nuk ka dhënë asnjë sqarim deri më tani. Burim Kukeli pritet nga De Biasi të hënën në grumbullim, sëbashku me Frederik Veselin, që luajti në këtë finale. Kupa e Zvicrës u fitua nga Zyrihu, pas fitores 1 – 0.
Tv Klan