Lirohet futbollisti i Olympiakos: Jam shumë mirë, shyqyr Zotit


Lirohet futbollisti i Olympiakos: Jam shumë mirë, shyqyr Zotit

09:00 30/05/2016

Futbollisti meksikan Alan Pulido, është shpëtuar në veri-lindje të Meksikës, disa orë pas rrëmbimit të tij. Zyrtarët thanë se operacioni i shpëtimit u krye natën e se dielës, duke mos dhënë shumë detaje për rrëmbimin.

Ata kanë bërë më dije se futbollisti u rrëmbye pranë Ciudad Victoria, në shtetin e Tamaulpas , të shtunën mbrëma, pas largimit nga një klub.

Megjithatë, media vendase ka raportuar se rrëmbimi i tij ka ndodhur orët e para të mëngjesit, në kohën kur ai ishte me të dashurën e tij dhe se makina e tyre ishte rrethuar nga disa kamionë.

Thuhet se 6 njerëz të maskuar e kanë marrë sulmuesin me forcë në parkun e makinave ku ndodhi incidenti, ndërsa e dashura e tij nuk u dëmtua.

Futbollisti 25-vjeçar u shfaq me një dorë të lidhur, ndërsa u tha gazetarëve që tashmë është në gjendje të mirë. Ai luan me ekipin grek Olympiakos dhe në ekipin kombëtar të Meksikës.

/tvklan.al






Të ngjashme