
Humb jetën në aksident 27 – vjeçari malazez
Një 27 – vjeçar nga Mali i Zi humbi jetën në një aksident të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në superstradën Lezhë – Milot.
Viktima është Gazmir Mustafiç, ndërsa të plagosura mbetën dy gra nga Ishull – Lezha.
Sipas policisë, shkak i aksident është bërë dalja e parregullt në rrugën kryesore e një automjeti tip Audi, që drejtohej nga 30 – vjeçari Albert Delaj.
Nga hetimet paraprake, ai ka rezultuar në gjendje të dehur, pasi kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme alkooli.
Tv Klan