Rumania humbet pas 2 vitesh


Rumania humbet pas 2 vitesh

12:41 30/05/2016

Rumania pësoi humbjen e parë pas 2 vitesh. Skuadra e Anghel Iordanescu u mund 4 – 3 nga Ukraina në miqësoren e zhvilluar në Torino.

Në këtë sfidë përfaqësuesja rumune pati probleme në mbrojte, që pësoi 4 gola brenda 15 minutave, një prapavijë që gjatë kualifikueseve u dorëzua vetëm në dy herë.

Një paraqitje e dobët e Rumanisë që do të luajë më 19 Qershor me Shqipërinë, në fazën e grupeve të Euro 2016. Trajneri Iordanescu ndryshoi nëntë lojtarë nga miqësorja e para pak ditëve, me Republikën Demokratike të Kongos.

Rumunët, edhe pse shënuan të parët, u dorëzuan, duke lejuar kundërshtarët të kalonin pa probleme mbrojtjen.

Reagimi i skuadrës ballkanase solli gola të tjerë në pjesën e dytë, por jo barazimin ose fitoren.

Në fund të takimit Anghel Iordanescu kritikoi gabimet e lojtarëve me përvojë. Sipas tij, zëvendësimet e kryera sollën më gjallëri në lojën e Rumanisë.

Tv Klan






Të ngjashme