Gjermania bie përballë Sllovakisë
Sllovakia befasoi Gjermaninë duke e mundur në Augsburg me përmbysje.
Rezultati përfundimtar i miqësores ishte 3 – 1, në favor të miqve. Goli i Gomez me 11 – metërsh nuk ishte i mjaftueshëm për skuadrën gjermane.
Lojtarët sllovakë kthyen rezultatin para pushimit. Reshjet e furishme të shiut e shtynë nisjen e pjesës së dytë, ku përsëri ishte Sllovakia, që tregoi më tepër shpirt gare.
Kampionia e aktivitetit në fuqi, Spanja, mundi me rezultatin 3 – 1 Bosnje Hercegovinën. Në miqësoren e zhvilluar në Zvicër spikati Nolito, autor i dy golave.
Italia fitoi takimin me Skocinë me rezultatin 1 – 0.
Pavarësisht aksioneve të shumta vetëm Pelle realizoi në sfidën e luajtur në Maltë. Këto takime janë teste në prag të Europianit që do të nisë më 10 Qershor në Francë.
Tv Klan