“Komandant i Legjonit të Nderit” për Kadarenë, titulli i dorëzohet në Paris nga presidenti Hollande
Gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare u nderua me urdhërin e lartë francez “Komandant i Legjonit të Nderit”. Ceremonia e dhënies së titullit është mbajtur në pallatin Elize, ku i ftuar ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Urdhëri “Komandant i Legjionit të Nderit” për Ismail Kadarenë u shpall në 1 Janarin e 2016-es, ndërkohe që ceremonia e akordimit u zhvillua sonte. Urdhëri “Komandant i Legjionit të Nderit” për Ismail Kadarenë u shpall në 1 Janarin e 2016 -ës, ndërkohë që ceremonia e akordimit zhvillohet sonte. Ai është ndër më të rëndësishmit në vlerësimin që shteti Frances i bën personaliteteve, në fusha të ndryshme. Në gjininë e letrave e meritoi Ismail Kadare dhe francezi Michel Tournier. Ndërsa “Kalorës i Legjionit të Nderit” shkoi për viktimat dhe heronjtë e sulmeve terroriste, ndaj revistës satirike “Charlie Hebdo”, në Janar të 2015. “Kalorës i Legjionit të Nderit” u krijua nga Napoleon Bonoparti në vitin 1802. Ai përbëhet nga pesë kategori, ku më e larta është “Kalorës”. Sot numërohen 93 mijë anëtarë dhe motoja e tyre është “Nder dhe Atdhe”. Tv Klan