2 prej të plagosurave në gjendje të rëndë
2 nga 10 gratë e plagosura në autobusin që u dogj të premten në qytetin e Krujës janë ende në rrezik serioz për jetën.
Ekipi i mjekëve të Djegie-Plastikës që po merret me trajtimin e tyre, pohon se ata kanë dëmtim në më shumë se 50% të trupit.
Një prej pacienteve pritet që të dërgohet për trajtim të specializuar jashtë vendit.
Në shërbimin e Djegie-Plastikës në Qendrën Spitalore Universitare gjenden 10 prej të plagosurave.
Sipas mjekëve 8 janë në terapi intensive dhe 2 në pavion në gjendje më të stabilizuar.
Tv Klan