Detaje/ Shpërthim tritoli në një pallat, ja kush ishte shënjestra


Detaje/ Shpërthim tritoli në një pallat, ja kush ishte shënjestra

14:30 31/05/2016

"Jemi në katin e pestë të pallatit tek rruga "Margarita Tutulani", në vendin ku është vendosur sasia e eksplozivit e cila ka shkaktuar dëme të shumta në të paktën 6 prej 13 kateve të këtij pallati. Autori ka qenë i kamufluar me kapuç dhe është larguar me ashensor".

Ka qenë ora rreth 1: 30 minuta, kur një sasi prej rreth  600 gr eksplozivi, i llojit tritol, i vendosur në pragun e derës së shtetasit Naim Kaçorri ka shpërthyer pak minuta pasi ishte ndezur nga një person, i cili sipas policisë mund të jetë 25 deri në 30 vjeç.

Kamerat e sigurisë së pallatit të vendosura në ashensor ka arritur të fiksojnë autorin, i cili ka qenë i “veshur mirë” dhe i mbuluar në pjesën e fytyrës. Banorët e pallatit për Televizionin Klan kanë thënë se, janë të shokuar për ngjarjen, ndërsa secili prej tyre ka marrë punëtorë për të riparuar dëmet e shkaktuara.

Policia po heton në disa pista, ndërsa bëhet me dije se Naim Kaçorri, i cili ka mbajtur më parë detyrën e drejtorit të Telekomit në Durrës është marrë në pyetje nga sektori i krimeve të rënda dhe akteve terroriste, rreth konflikteve të mëparshme.

tritoli 3 13321015_10208555273494523_1529911486_o

Ai po hetohet edhe për shkak se është vëllai i një punonjësi policie. Ndërsa nuk përjashtohet që objektiv të ketë qenë dhe ndonjë komshi tjetër në pallat. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se eksplozivi ka patur karakter paralajmërues ndaj objektivit, të cilit do i përcillej mesazhi pavarësisht dëmeve të shumta materiale.

Një prej banorëve të këtij pallati, për mikrofonin e Televizionit Klan shprehet i tronditur nga kjo ngjarje:

bardhi

“Rreth orësh 1 e 30 të natës, ishim ne kulmin e gjymit, kur u dëgjua një shpërthim i paparë, që do na ngelet në mendje gjithë jetën. Aq sa dhe shtrati ku po flimin ka shkuar në tavan, i tmerrshëm. Menduam se kishte ndonjë shpërthim bombule apo ndonjë korrent... Ngelëm për momentin. Pas 2 minutave, dëgjuam banorët që bërtisnin nga jashtë: “Dilni jashtë, dilni jashtë, se do digjeni brenda!”. Kjo zgjati nga ora 01:30 deri në 01:35. Nëpër shkallë dëgjoheshin ulërimat e policisë, njësia “Shqiponjat”, policë të rajonit, civilë, ç’të them, një skenë që s’di çtë them. I ranë derës me shkelma e shkallmuan, aty dolëm dhe pamë çfarë kishte ndodhur sepse nuk e dinim. Ç’të shihnim, një tragjedi e paparë.

Kishte të lënduar?

"Fatmirësisht nuk kishte të lënduar, por e ndjejmë veten të tronditur. Gjithçka nuk ka zgjatur më shumë se 5 minuta. Kur zbrita poshtë dhe pashë aq shumë polici, ambulancë, zjarrfikëse. Dhanë një ndihmë të jashtëzakonshme, na thanë të mos shqetësoheshim. I lëvdoj, jo vetëm në emrin tim, por të gjithë banorëve, bravo policisë. Por, më duhet të them se nëse policia do të reagojë njësoj si në këtë emergjencë edhe për kapjen e këtij krimineli, bravo i qoftë".

Si e konsideroni ngjarjen?

"Nuk di si ta shpjegoj. Ajo u konstatua më vonë që ishte eksploziv. U ngjita lart dhe pashë që në katin e pestë ishte një tmerr i vërtetë. 3 shtëpia ishin bërë si një e vetme. Mure të çara, dyer të shkatërruara".

Kush jeton këtu në këtë pallat?

"95 përqind janë të gjithë intelektualë, doktorë, inxhinierë, drejtorë, njerëz që kanë qenë me fuksione".

Naim Kaçorrin e njihni?

"E njoh si fqinj dhe kam konsideratën më të mirë si familje. Familje intelektualësh. Mesa di, më duket se ka qenë drejtor i Telekomit".

Tv Klan

 





Të ngjashme