Erdogan: Lëvizja e Gulen, organizatë terroriste
Turqia konsideron zyrtarisht lëvizjen e imamit Fetullah Gylen si organizatë terroriste. Lajmi u dha të hënën nga vetë presidenti Rexhep Taip Erdogan, i cili tha se anëtarët e saj do të ndiqen penalisht pasi po përpiqen të rrëzojnë shtetin. Nuk do të lejojmë askënd të përçajë vendin tonë, përgjegjësit do të kapen e do të japin llogari, tha Erdogan përpara mbështetësve të tij në Izmir.
Vendimi i presidentit turk për të cilësuar lëvizjen e Gylen si terroriste, e vendos këtë të fundit në të njëjtat pozita me militantët kurdë të PKK, që janë përfshirë në një konflikt të armatosur me ushtrinë turke në juglindje të vendit.
Gulen jeton prej vitesh në azil Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo lëvizje e Erdogan mund të shihet si trysni ndaj SHBA-ve për të ekstraduar Gylen. Uashingtoni nga ana tjetër nuk pranon ta ekstradojë atë pa pasur prova konkrete.
Fetullah Gylen ka qenë aleat politik i Erdogan deri në vitin 2013, kur disa prokurorë afër tij nisën hetime për korrupsion nda presidentit turk. Që prej asaj kohe ka nisur një luftë e hapur mes dy figurave politike./TV KLAN